Përshëndetje të gjithëve!Informacione,galery!

Kohe te veshtira;

Welcome to Ardit Muça’s link!

ardit.muca@yahoo.it

Dua t’ju them te gjitheve qe nepermjet ketij linku synoj qe te realizoj nje bashkepunim reciprok me te gjithe ata qe kane nevoje dhe e shohin te arsyeshme qe te bejne dicka ndryshe nga ajo qe jane mesuar te degjojne e shohin cdo dite. Per kete do shfrytezoj eksperiencen time si ekonomist i pergjithshem dhe eksperiencen kompjuterike qe kam, dhe pa lene pa permendur edhe aftesite profesionale qe kam fituar gjate viteve.
Kushdo qe ka nevoje per ndihme ne fushen e ekonomise dhe ne ate te informatikes dhe kompjuterikes i lutem te mos ngurroje por te me shkruaje ne adresen e meposhtme te e-mailit: 

ardit.muca@yahoo.it

Gjithmone jemi te paret, jemi ketu per te ecur perpara.

Ju lutem bashkohuni me mua qe t’a cojme Shqiperine atje ku e meriton. Ua them une me bindje te plote qe vetem ne te rinjte mund ta realizojme nje gje te tille. Shume gjera duhen rregulluar dhe duhen patjeter njerez ambicioz dhe energjik. Kush ka nje mision, nje ide, nje objektiv dhe  edhe nese ka ndonje paqartesi te mos nguroje por te me shkruaje ne adresen e meposhtme te e-mailit:

ardit.muca@yahoo.it

Qellimi im eshte nje orientim praktik dhe  real.

Me respekt Ardit Muça

Ne vijim nje bllok skedaresh vjen falas per te gjithe. Aty to te mund te gjeni informacione nga me interesante dhe pse jo mund t’ju ndimojne se tepermi.

Shkarkimi eshte shume i thjeshte, Por gjithsesi, ju lutem perdoreni informacionin ne konfidence te plote.

Zhvillimi i Internetit: njerëzimi do të jetojë në realitet virtual

Interneti mbushi plot 40 vjet të jetës së tij. Kjo shpikje e madhe është bërë tani një gjë fort e domosdoshme, pasuri shoqërore pa të cilën nuk mund ta perceptojnë dot jetën e vet qindra miliona njerëz. Ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se në qoftë se zhvillimi i Iternetit do të vazhdojë me ritme të tilla po kaq të vrullshme, në një kohë të afërt ne nuk do të jemi më në gjendje të dallojmë se ku është jeta reale dhe ku ajo virtuale. Kur në vitin 1957 Bashkimi Sovjetik lëshoi satelitin e parë artificial të Tokës në botë, Ministria e mbrojtjes e SHBA-s e pa të arsyeshme që të krijojë në rast shpërthimi të ndonjë lufte një sistem të sigurt transmetimi të informacionit. Në vitin 1969 shkencëtarët amerikanë sintetizuan me shumë sukses dy kompjutera — kështu lindi rrjeti ARPANET. Por me përmasa të gjera “rrjeti mbarëbotëror” filloi të zhvillohet vetëm në vitin 1991. Rusia hyri në këtë rrjet 3 vite më vonë: në vitin 1994 u duk domeni kombëtar ru. Është mjaft interesant fakti, se njëri nga pionierët e parë të runet-it u bë kompozitori rus Aleksandër Shulgin. Ai krijoi “show-biznes site” e parë në Rusi për këngëtaren Valeria, kurse në fund të viteve 90-të ai lançoi edhe internet-albumin e vet të parë. “Nuk është fort e largët ajo ditë kur njeriu do të bëhet pjesë përbërëse e new media, — shprehet me bindje të plotë Aleksandër Shulgin: “New media space është pikërisht ajo hapësirë kur njeriu vetë mund të krijojë, të ruajë dhe të njoftojë informacionin. Ajo është po aq e pakufijshme si dhe vetë kozmosi… Në të ardhmen Interneti do të bëjë një hop kolosal. Do të zhvillohet bota paralele në pamjen, formën e simboleve e heronjve krejtësisht realë. Do të ndodhë konvergjenca e TV me mediat e formatit digital. Mbetjet e mediave tradicionale do të shkrihen me new median. Njerëzit do të mund të marrin pjesë në filma, reality show. Do të arrijë zhvillimi deri në atë pikë saqë do të transmetohen jo vetëm figurat vizuale, por edhe ndjesitë e të nuhaturit dhe të shijes. Mjedisi virtual do të jetë i pafund për nga vëllimet dhe mundësitë e veta. Dhe për një kthesë të tillë rrënjësore në zhvillimin e ngjarjeve ekzistojnë të gjitha premisat. Teknologjitë e larta po zhvillohen me një shpejtësi kaq të madhe sa që tashmë pas 5 vjetësh Interneti do të dalë në një nivel cilësisht të ri. Siç bëri një shaka mjaft të goditur eksperti i revistës Wired Magazine: “Rrjeti i së ardhmes do të jetë i veshur me kimono japoneze, do të fjasë me akcent indian dhe do të rezatojë seksapilitet brazilian”.

Ekonomia boterore gjithmone e me teper po merr nje forme shume te theksuar dinamike. Dihet qe cdo zhvillim ekonomik dhe cdo ndryshim ne kontrollin ekonomik boteror influencon menjehere dhe ne kontrollin absolut qe kane shtetet mbi pjesen tjeter te botes. Te studiosh se si leviz deh zhvillohet ekonomia boterore eshte gati e pamundur por me ndihmen e informacionit mund te arrijme gjithcka:

BE: hetim antidumping

BE shpalli mbi fillimin e hetimit me përmasa të gjera antidumping në lidhje me eksportin kinez në Europë. Kësaj here fjalë bëhet mbi modemët, me ndihmën e të cilëve sigurohet aksesi pa kabllo në Internet. Përfaqësuesi i Ministrisë së Tregtisë të Republikës Popullore të Kinës vuri në dukje në lidhje me këtë fakt, se vendosja e sanksioneve mbrojtëse në BE përkatësisht këtij malli do të prekë rreth 1000 ndërmarrje kineze dhe dëmi i shkaktuar nga kjo masë vlerësohet në më tepër se 4 miliardë dollarë.

Skedare te rendesishem te ngarkuar me poshte:

Published in: on Korrik 2, 2010 at 8:12 pm  Lini një Koment  
Tags:

The URI to TrackBack this entry is: https://arditmuca.wordpress.com/2010/07/02/pershendetje%c2%a0te%c2%a0gjitheveinformacionegalery/trackback/

RSS feed for comments on this post.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: