ARDIT MUÇA, Lider of IT and Economi

Informimi Teknologjik është term me të cilin përfshihen të gjitha teknologjitë që përdoren për krijimin, përpunimin, ruajtjen, transmetimin, këmbimin dhe përdorimin e informacioneve në të gjitha format e saj, siç janë: shënimet e biznesit, bashkëbisedimet gojore, fotografitë, pikturat, prezantimet video dhe format tjera, duke përfshirë edhe ato ende të pa krijuara. Kështu i definuar, ky term më së miri integron elektronikën, telekomunikacionin (telecommunications), informatikën (informatics), Internetin dhe mediumet (media), kurse mund të përdoret në njëjës dhe shumës.

Information tecnology (Shih)

Lakorja e inflacionit ekonomik

Ekonomia – ky term rrjedh nga greqishtja e vjetër nga fjala οἶκος [oikos], dhe do të thotë “shtëpi, tempull, kamp, hallë” dhe fjala νόμος [nomos], që do të thotë zakon, rregull, konventë që fjalë për fjalë don të thotë “rregull shtëpiak.”

Ekonomia është një shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit të të mirave dhe shërbimeve. Ndryshe, ekonomia njihet si shkencë e cila studion të gjitha marrëdhëniet që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik, qofshin ato mes qenieve njerëzore, qenieve njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo qenieve njerëzore dhe politikave të prodhimit.

Përkufizimi i i mësipërm është një nga shumë definicionet e formuluara nga ana e ekonomistëve eminentë botërorë. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim që i përgjigjet një shkalle të caktuar të zhvillimit të forcave prodhuese në një rend shoqëror.

Një përcaktim ekonomik nga një përcaktim tjetër ndyshon në varësi të periudhës se kur është bërë apo edhe nga studiuesi (sipas qasjeve) që ka bërë atë përcaktim.

Ardit Muça/ Ju ndihmon te pergatitni nje CV/ (Shih)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s