Interneti, Rreziqet dhe si mund te mbrohemi……

ATA JANË MIDIS NESH
Shumëllojshmëria në mesin e programeve që shkaktojnë dëme ka çuar në konfuzion në emrat që përdoren për ta. Virus, i cili zakonisht dëgjohet sot janë të zakonshëm me manifestim të dobët të parazitëve. Në Anglisht gjejmë emrin e malware, që do të thotë një program me qëllim të keq.

Faqe zbavitese dhe erotike me përmbajtje ilegale të paligjëshme,janë mbëledhës tipik të spyware dhe adware programe.Çdo përpjekje për të gjetur veten në zona të tilla,duhet të kushtëzohet me kujdesin maksimal.

Siguria në web, ja fjalët kurth të rrjetit:

Image

Ndodh shpesh që gjatë udhëtimit në internet, bashkë me shkarkimet e kryera, kompjuteri ynë të marrë virus. Kompania amerikane, lider e prodhimit të antiviruseve, McAfee, hartoi një listë të fjalëve, që pasi futen në motorin e kërkimit, sipas gjasave të shumta të çojnë në një tjetër faqe web ku të pret në fakt një kurth informatik.

Në krye të kësaj liste qëndron fraza “free music downloads”. Pasi e kemi futur këtë frazë në motorin e kërkimit mundësitë që udhetimi në internet të na çojë në një kurth që do të infektonte me virus kompjuterin tonë ose qe do të na çonte drejt një mashtrimi online janë 20%. Kjo frazë pasohet më pas nga shprehjet “wallpapers” (17,8%) dhe “game cheats” (16,3%). Kjo të paktën përsa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas studimit të kryer shkalla e rrezikut dhe fjalët më të rrezikshme ndryshon në bazë të vendit nga ku kryhet kërkimi.

Në tërësi kërkimi mori në studim 2600 fjalë kyç, më të përdorurat në 5 motorat e kërkimit, Google, Yahoo, Live, Aol e Ask, dhe analizoi përmbajtjen e  413.000 faqeve të internetit. Rezultatet u ndanë edhe në bazë të kategorive nga ku rezultoi se kategoria që shfaq më shumë rrezik është ajo e “screensavers”, “free games”  dhe “work from home”.

Megjithatë, kompania McAfee, paralajmëron lexuesit për faktin se situata e paraqitur nga studimi nuk është e destinuar të qëndrojë e tillë për një kohe të gjatë pasi “gjahtarët” e internetit janë gjithnjë të gatshëm të vendosin kurthe të reja aty ku e dinë se viktimat do të shkojnë më së shumti.

“Buton paniku” për sigurinë e femijeve ne internet

Në ditët e sotme është diçka normale që edhe fëmijët të hyjnë në rrjetet e komunikimit social në internet si Facebook, Bebo dhe  Myspace. Por rreziqet për fëmijët në internet  janë diçka reale. Në Britani, një shoqatë që merret me sigurinë e fëmijëve në internet ka ndërmarrë një fushatë, në qendër të së cilës është instalimi i një butoni të posaçëm në faqet e internetit, i ashtuquajtur buton i panikut, i cili funksionon njëlloj si një sinjal alarmi në një shtëpi që grabitet. Ministria e Brendshme  Britanike  po kërkon tani që ky buton të vendoset edhe në Facebook, që është rrjeti  më i madh i komunikimit social në internet. Kjo është faqja e dytë më popullore në internet  pas Google. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara ajo ia kalon faqes Google për nga numri  i vizitorëve. Facebook tha javën e kaluar se po shikon mundësinë që ta instalojë këtë buton në disa faqe të sistit të saj britanik.

Kujdesni qe mos te hapni asnje porosi me fajllin e bashkangjitur te quajtur “Invitation” pa dallim se kush ja ka derguar, eshte virus qe hap Olimpic Torch i cili “djeg” te tere hard diskun C te kompjuterit tuaj.
Ky virus do te pranohet nga dikush qe ka e-mail adresen tuaj ne listen kontaktuese te saj/tij, kjo eshte pse ju duhet ta dergoni kete e-mail te te gjithe personat qe ju kontaktoni.
Eshte me mire te pranoni kete porosi 25 here se sa te te pranoni virusin dhe ta hapni. Nese ju pranoni e-mail-in e quajtur “invitation”, mendime (ide) te derguar nga shoket,mos t’i hapni dhe ta mbyllni kompjuterin menjehere. Ky eshte virusi me i keq, i njohur nga CNN, eshte klasifikuar nga Microsoft si virusi me destruktiv ndonjehere.
Ky virus eshte zbuluar dje nga McAfee, Symantec dhe ende nuk ka ndonje mendim per zgjidhjen e tij. Ky virus thjeshte shkaterron Zero Sector-in te Hard Disc-ut, ku informatat vitale mbahen.

Virusi Win32/Tanatos

Hapi i pare:
Shkarko Win32-Tanatos-Remover
Hapi i dyte:
Pasi ta keni shkarkuar shkeputuni nga Interneti, hiqni kavon ose fikni modem.
Hapi i trete:
Vazhdo me skanimin e kompjuterit me Win32/Tanatos Remover
Hapi i katert:
Pasi te kete mbaruar skanimi, rinisni kompjuterin dhe Azhorno AVG Antivirus.
Hapi i verifikues:
Pasi te keni azhornuar antivirusin, beni skanim me AVG dhe me programi Win32/Tanatos remover qe te sigurohesh qe gjithça eshte fshire.
Hapi Final:
Rekomandoni www.lirenti.com dhe miqeve tuaj!
Kujtohuni te beni updates shpesh here antivirusit tuaj

Dhe se fundi disa skedare qe permbajne informacin te jashtezakonshem, ne se mundeni mund t’i lexoni dhe ju siguroj qe ju vlejne se tepermi dhe per me teper ka gjera interesante saqe edhe mund te habiteni:

Published in: I pakategorizuar on Maj 21, 2010 at 8:40 pm  Lini një Koment  

The URI to TrackBack this entry is: https://arditmuca.wordpress.com/2010/05/21/interneti-rreziqet-dhe-si-mund-te-mbrohemi/trackback/

RSS feed for comments on this post.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: